Telegrafi

Trezeguet: Juve do t’i shkojë deri në fund Ligës së Kampionëve

David Trezeguet (Foto: Getty Images)

Legjenda e Juventusit, David Trezeguet, beson se ish-klubi i tij do t’i shkojë deri në fund Ligës së Kampionëve dhe pret që Cristiano Ronaldo të nisë të shënojë shumë shpejt.

Bianconerët e transferuan superyllin portugez gjatë kësaj vere dhe konsiderohen ndër favoritët kryesorë për ta fituar garën më të madhe evropiane për klube.

“Juventusi ka shtuar vlera të rëndësishme për ta arritur këtë objektiv, një objektiv që nuk mund të arrihet lehtë, sepse edhe skuadrat tjera e kanë këtë objektiv dhe kanë investuar shumë”.

(Foto: Getty Images)

“Juventusi po vazhdon të ngritet, por është e vërtetë se e do shumë këtë trofe. Klubi ka investuar fuqishëm për ta parë nëse mund ta arrijnë atë objektiv, sepse e dinë se në fund fusha e thotë të vërtetën”.

Lexo po ashtu Lajmet për Juventusin

“Është e vërtetë se Juventusi nuk e ka fshehur asnjëherë atë objektiv, mendoj se është shumë i rëndësishëm jo vetëm për klubin, stafin dhe lojtarët, por edhe për tifozët”.

“Nuk ka dyshim se është një objektiv i vështirë dhe aspak i lehtë, por Juventusi ka qenë shumë afër dhe mendoj se me transferimet e reja, ka treguar se mund ta fitojë këtë trofe të rëndësishëm”, ka thënë Trezeguet.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Gjatë intervistës për Sky, ai është pyetur edhe për Ronaldon dhe mosshënimin e tij në tri xhirot e para.

“Nuk mund t’i jap këshilla një futbollisti si Cristiano Ronaldo. Ai është shumë i vetëdijshëm dhe e di se kjo ligë dallon nga ato në Angli dhe Spanjë”.

“Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm. Ai dëshiron t’i tregojë cilësitë e veta, po stërvitet shumë dhe do të shënojë herët a vonë”, ka theksuar ish-sulmuesi francez. /Telegrafi/