Telegrafi

Trezeguet drejt rivalëve të përjetshëm të Juves?

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar ardhjen e një sulmuesi në San Siro, mirëpo nuk e ka përmendur emrin e tij, ndërkohë që mediat italiane spekulojnë se ky mund të jetë pikërisht sulmuesi francez.

Po ashtu spekulohet se Trezegol mund të përfshihet në një shkëmbim me sulmuesin e Interit, Julio Cruz.

Porse agjenti i francezit ka deklaruar se nëse Interi e dëshiron Trezeguet, përveç Cruzit duhet të paguajë edhe 20 milionë euro.