Telegrafi

Trezeguet dhe Camoranesi te Milani?

Sportivja italiane spekulon se marrëdhëniet e mira në mes të Juventusit dhe Milanit, që u shfaqën edhe në këtë merkato me transferimin e Storarit, mund të kenë si fryt edhe kalimin e Camoranesit dhe Trezeguet në San Siro.

Milani është duke e kërkuar Trezeguet që prej disa vitesh dhe sipas të gjitha gjasave do të pajtohet që ta transferojë francezin, ashtu si Camoranesin që e ka humbur vendin e tij te Juventusi me ardhjen e Simone Pepes. /Telegrafi/