Pas zyrtarizimit të trajnerit Branimir Paviç, klubi i basketbollit Vëllaznimi ka bërë prezantimin e përforcimit të parë të huaj, Trey Anderson.
Në postim e klubit nga Gjakova thuhet se Anderson është i gjatë 201 cm dhe luan në pozitën 4, ku një kohësisht ishte edhe kapiten i skuadrës së San Jose State, duke , duke ofruar kështu një prani të fuqishme në parket.
Sa u përket statistikave Anderson gjatë kohës sa ishte pjesë e SJS kishte një mesatare prej 11 pikëve për ndeshje.
Anderson në sezonin e tij të fundit tek San Jose State u dallua edhe për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të shumëanshëm duke përfshirë 2.8 kërcime dhe 1.8 asistime për ndeshje.
Saktësia prej 79.2% nga gjuajtja e lirë është nje veçori tjetër që e dallon amerikanin, dhe përvoja e tij si kapiten tregon lidershipin dhe aftësinë për të motivuar shokët e skuadrës, thuhet në postimin e KB Vëllaznimit.
Telegrafi po ashtu mëson se KB Vëllaznimi është në bisedime të avancuara edhe me disa basketbollistë vendorë, me të cilët pritet që ta plotsojë normën e lojtarëve vendor që i duhen një skuadre që garon në Superligën e basketbollit të Kosovës./Telegrafi/