Site icon Telegrafi

Trevjeçarja incizoi albumin e parë

Uddhab K. C. thotë se vajza e saj është këngëtarja më e re në botë e cila ka incizuar një solo album, ndërsa ka ndërmend ta regjistrojë në librin e rekordeve Guinness. Në album gjenden nëntë këngë ndërmjet të cilave edhe himni i Nepalit.

“Athithi ka filluar të flasë kur kishte vetëm gjashtë muaj. Motra e saj më e vjetër Usna filloi të këndoj në moshën 4 vjeçare, ndërsa Athithi ka ndjekur performancat e saj”, tha Uddhab.

Vajza e vogël nuk di të lexojë as të shkruajë, por filloi të këndojë në moshën dyvjeçare. Ajo ka performuar disa herë nëpër emisionet televizive, ndërsa në videospotin e këngës së saj ajo edhe ka aktruar vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version