Site icon Telegrafi

Trevjeçarja hapi ekspozitën e saj fotografike

Kjo vajzë që në moshë të re e di saktë se me çfarë dëshiron të merret në të ardhmen.

Ruby jeton në San Francisco me prindërit Jeanne dhe Peter, të cilët e kuptojnë dhe përkrahin Rubyn në pasionin e saj, sepse edhe ata vetë janë fotografë.

Ruby bën fotografi nga perspektiva e saj si fëmijë: gjethet në rrugë, shkronjat në rrugë, ngjarje nën tavolinë gjatë drekës.

“Kam mësuar një gjë duke e parë atë se si punon: duhet fotografuar atë objekt që e ke më së afërmi. Ajo është e vogël dhe shpesh fotografon objekte që janë në dysheme”, thotë babai Peter. /Telegrafi/
 

Exit mobile version