Telegrafi

Trevjeçarja fluturon në ajër pasi i ngec këmba në shiritin e fluturakes

Një vajzë trevjeçare nga Tajvani, u hodh në ajër për disa sekonda, kur i ngeci këmba tek shiritat e një fluturake.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur në një festival në qytetin e Hisnchu.

Vogëlushja e cila mbante një fluturake në duar fluturoi në 30 metra lartësi për disa sekonda. Bëhet e ditur se e njëjta pësoi lëndime të vogla në fytyrë dhe qafë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, shpejtësia e erës ndryshon në mënyrë dramatike, ndërsa ajo rrëzohet në duart e turmës. /Telegrafi/