Një djalë i vogël mund të mbetet pa shputën e njërës këmbë, pasi gishtat dhe pjesa e madhe e shputës i janë dëmtuar rëndë, pasi i është bllokuar në shkallët elektrike në një qendër tregtare në Kinë.
Trevjeçari po zbriste shkallëve elektrike kur shputa e këmbës së majtë i ngeci në një hapësirë të kësaj makine lëvizëse, dhe e gjithë ngjarja e tmerrshme ka ndodhur para syve të nënës së tij, transmeton Telegrafi.
Mjekët në spital kanë thënë se gjendja e shëndetësore e vogëlushit nuk është e mirë, pasi rrezikon t’i amputohet shputa e këmbës që është dëmtuar shumë nga shtypja në shkallët elektrike.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një qendër tregtare në qytetin kinez Tianjin, kurse vogëlushi i identifikuar si Mao Mao ishte i shoqëruar me nënën dhe motrën e madhe.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur treshja po zbrisnin, kur papritmas vogëlushit i ngec këmba në shkallë duke detyruar nënën dhe kalimtarët e rastit të bëjnë të pamundurën që t’i ndalin shkallët, dhe ta shpëtojnë nga më e keqja djaloshin. /Telegrafi/