Trevjeçari që zhytet deri në dhjetë metra thellësi (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Fedor Afonasiev nga Rusia, është zhytësi më i ri në botë.
I biri i dy zhytësve profesionistë, mund të futet deri në dhjetë metra thellësi, ndërsa mban frymën për afro një minutë, transmeton Telegrafi.
Derisa moshatarët e tij, apo edhe më të rritur, nuk lejohen të qëndrojnë vetëm në ujë, ai noton i pambikëqyrur,
Në fotografitë e postuara më rrjete sociale, shihet fëmija teksa ruan balancën mbi trupin e nënës që noton nën ujë.
“Ai ka aftësi edhe më të mëdha për zhytje, por duhet të veprohet me hapa të sigurt. Mushkëritë e tij nuk janë sikur të rriturve dhe mund të bllokohen”, ka thënë babai i vogëlushit. /Telegrafi/