Site icon Telegrafi

Trevjeçari peshon 60 kilogramë

Kur lindi Hao peshonte vetëm 2.6 kilogramë, por shpejt filloi të shtonte peshë. “Ka apetit të mirë. Gjatë një vakti ai ha tri pjata me oriz dhe atë porcione më të mëdha se që ha nëna e tij dhe unë”, thotë babai i djaloshit Lu Yuncheng

. “Duhet ta lëmë të ha çfarë të dëshirojë, përndryshe menjëherë fillon të qajë”, tha nëna Chen Yuan për mediat kineze.

Përkundër dietave prindërit nuk po arrijnë kurrsesi të zvogëlojnë peshën e djalit të tyre. “E kemi dërguar në disa spitale. Në njërin nga thanë se Hao ka tumor në tru, në tjetrin e mohuan. Mjekët thonë se hormonet e tij janë në nivel normal, por nuk po gjejnë shkaktarin që po shkakton mbipeshën”, rrëfen babai i zhgënjyer. /Telegrafi/
 

Exit mobile version