Telegrafi

Trevjeçari kërcen në pishinë dhe për 20 sekonda luftoi për jetë, në sekondat e fundit e shpëtoi rojtari brazilian (Video)

Kamerat e sigurisë brenda një objekti në Brazil kanë filmuar momentin kur një djalë 3-vjeç futet në pishinën për të rritur, dhe duke mos e ditur se ishte shumë thellë për pak sa nuk mbytet.

Për fat të mirë ishte rojtari Alex Sandro i cili në ato momente po vëzhgonte kompleksin, kur pa vogëlushin duke u ngufatur në ujë duke mos mundur të dal në sipërfaqe të ujit, transmeton Telegrafi.

Vogëlushi për plotë 20 sekonda kishte qëndruar në ujë, duke mos e vërejtur askush edhe pse pak metra larg tij po notonin persona tjera. Por, Sandro kishte parë se vogëlushi mezi po i mbante shuplakat e duarve mbi ujë, mjaftueshëm që ta kuptojë se dikush po mbytej.

“Mendova se kam humbur vetëdijen pasi që nuk e dija për sa kohë kishte qëndruar me kokë në ujë, por kur e nxora kishte vetëdije dhe ishte shumë i frikësuar”, ka deklaruar Sandro.

“Në ato momente e ëma e tij po i jepte gji vëllait të tij të vogël dhe nuk e dinte se çfarë po ndodh”, ka shtuar rojtari që fitoi epitetin e heroit. /Telegrafi/