Telegrafi

Trevjeçari fiton “lotarinë” 1 milionë dollarëshe

Një fëmijë ka bërë histori si më i riu ndonjëherë që ka fituar atë që quhet “Bonds Bonus”, vlera e së cilës shkon hiq më pak se 1 milion dollarë.

“Bonds Bonus” është një fond i kursimeve i themeluar në vitin 1970 në Zelandë të Re, me një skemë shpërblimi bazuar në shpërblime të holla.

Tre-vjeçari dhe familja e tij sapo ishin kthyer në shtëpi nga pushimet, kur erdhi një telefonatë me anë të së cilës ata ishin njoftuar se ai ishte fituesi, përcjell Telegrafi.

Nëna e djalit, e cila ka dashur të mbetej anonim, ka rrëfyer për ngjarjen.

“Burri im kërcente në ajër nga gëzimi. Njëjtë edhe ne të tjerët”.

Çifti kishte krijuar llogarinë Bonds Bonus djalit të tyre kur ai kishte lindur.

Ai kishte vetëm 250 dollarë vlerë të obligacioneve Bonus, para që xhaxhai i nënës së tij i kishte blerë për të. /Telegrafi/