Site icon Telegrafi

Trevjeçari bie nga ballkoni i katit të gjashtë në Kinë, fqinjët përdorën batanijet – publikohen pamjet e momentit drithërues

Një fëmijë në Kinën jug-perëndimore i ka mbijetuar mrekullisht një rënieje prej katit të gjashtë, falë fqinjëve të tij që kanë reaguar shpejt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, djaloshi tre vjeç u filmua duke u “mbajtur” në një ballkon të një ndërtese të lartë në lagjen Jiulongpo të qytetit Chongqing të hënën pasdite.

Dhe banorët, të vetëdijshëm për pasojat nëse ai do të binte, kanë ndërmarrë një veprim të shpejtë – ata morën dy batanije të mëdha dhe i vendosën poshtë tij.

Ndërkohë pamjet tregojnë momentin kur djali humbet kontrollin dhe bie.

Për fat të mirë, fëmija ra në batanije dhe shpëtoi i pa lënduar.

Supozohet se fëmija ishte lënë vetëm në shtëpi pasi gjyshja e tij kishte shkuar për të blerë gjëra për shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version