Flokët te gjinia femërore fillojnë të humbin kualitetin që në vitet e tridhjeta. Në moshën 30 vjeçe më shumë se 50% e femrave ballafaqohen me shenjat e para të dobësimit të flokëve, ndërsa që nga mosha 65 vjeçe tri të katërtat e femrave kanë flokë shumë më të hollë dhe më të rrallë sesa që kishin në rini.
Edhe pse gjenet kanë ndikim të madh në moshën kur ato fillojnë të rrallohen, ekzistojnë disa mënyra për ta shmangur këtë. Ekspertët theksojnë se efekti i njëjtë mund të arrihet me kremra që posedojnë progesteron, që për bazë kanë sojën. Ana negative e një terapie si kjo është mungesa e studimeve shkencore që tregojnë se kjo terapi me këtë hormon mund të ndikojë në rritjen e flokëve.
/Telegrafi/