Site icon Telegrafi

Tretmani për reduktimin e dhjamit dhe celulitit

Lendita Kondirolli,
Fizioterapeute
Qendra Estetike “Derma Care”, Prishtinë
tel: 044 761 000

Obeziteti dhe mbipesha paraqet një gjendje mjekësore akumulimi të masës dhjamore që paraqet një risk të madh në paraqitjen e problemeve shëndetësore edhe estetike. Përpos dietave të ndryshme dhe aktivitetit fizik që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve dhe dhjamit të lokalizuar, shkencëtarët janë munduar dhe përpiqen të gjejnë metoda sa më efektive për ta ndihmuar këtë proces, por që në të njëjtën kohë të jenë metoda sa më natyrale, të sigurta për shëndetin.Ndërsa ushtrimet dhe mjetet kozmetike përmirësojnë shtresat e lëkurës, Med Contour (e njohur në SHBA si Vaser Shape) është pajisja më e mirë joinvazive me ultrazë për formësimin e trupit, duke zvogëluar masën dhjamore dhe celulitin. Me anë të teknologjisë së patentuar (e vërtetuar dhe vlerësuar nga FDA (Food and Drug Administration), kjo pajisje ndihmon në shkrirjen e dhjamit në pjesët më problematike të trupit, siç janë: barku, vithet, këmbët, duart.

Tretmani është mjaft i këndshëm dhe relaksues duke u krahasuar me masazhin ‘Hot Stone’.Ndryshimi i celulitit me dhjamin është se celuliti, në dallim nga dhjamosja, ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara te trupit; kofshët, të ndenjurat, barku dhe gjoksi. Celuliti ka të bëjë detyrimisht me peshën. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyra e formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshe dhe strukture trupore.Rezultatet me Med Contour vihen re menjëherë, mund të humben deri në 2 cm të vëllimit të trupit menjëherë pas tretmanit të parë dhe këto rezultate mbesin të qëndrueshme përderisa klienti do ketë një stil jetësor në raport me gjendjen e tij. Preferohen të bëhen disa trajtime për të pasur rezultate të kënaqshme (shumica trajtohen me 5 seanca).Ky trajtim shoqërohet me tonifikimin e muskulaturës, pa shkaktuar dëmtime, ndërkaq është vërtetuar si alternativa e parë dhe më e suksesshme në luftimin e dhjamit dhe celulitit! /Telegrafi/
 

Exit mobile version