Telegrafi

Tretman i posaçëm për ata që kanë frikë nga dentisti

Pa pasur nevojë që të intervenohet me turjelën e mjekut, ky tretman bëhet në baza ditore, vetëm me një brushë dhëmbësh.

Terapia në të filin është punuar për tetë vite, përfshirë pastë të zakonshme dhëmbësh, që ka në përbërje edhe vernik, e njohur tek ne si llak i thonjve.

Kjo materie, i mbushë vrimat në dhëmbë, sapo ato të jenë hapur, duke ndaluar zmadhimin e mëtejshëm, transmeton Telegrafi.

Wendell Evans që është në krye të këtij hulumtimi, ka thënë se: “Mbushja e dhëmbëve, nuk është e nevojshme në të gjitha prishjet”.

Dentistët, tradicionalisht “shpojnë dhe mbushin”, që lë shenjë në dhëmbë dhe nuk kthehet në gjendjen e mëparshme.

Trajtimi i prishjeve që nga zanafilla e tyre, do të ishte shumë më mirë. /Telegrafi/