Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot u takua me Ministren italiane të Mbrojtjes, Elizabeta Trenta, e cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim, siç u informojnë nga shërbimi i shtypit të Kuvendit, përveç Kryetarit të Kuvendit, morën pjesë gjithashtu dy zv. kryetarët, Remenska dhe Misovski dhe anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e mira në me Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë. Ai e njoftoi mysafiren për aktualitetin në prag të referendumit, përgjegjës për të cilën është Kuvendi. Pastaj ai shprehu bindjen se pas mbështetjes së fuqishme të faktorit ndërkombëtar dhe qytetarët e Maqedonisë do të njohin momentin historik dhe se Maqedonia nuk do të ketë mundësi tjetër dhe të bëj hapa të forta drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Ministrja Tretina theksoi se, konsensusi, dialogu në vendimmarrje dhe në miratimin e vendimeve strategjike janë kyçe për demokracinë. Ajo gjithashtu tha e Italia edhe më tej do të jap mbështetjen e fortë Republikës së Maqedonisë, sepse rajoni i Ballkanit Perëndimor gjithmonë ka qenë në vëmendje të çdo qeverie në Itali. /Telegrafi/