Telegrafi

Tretësira kripore për hundë ulë simptomat e ftohjes

Tretësira me ujë të kripur nuk e shëron ftohjen, por sipas studimeve të fundit, fëmijët që e shfrytëzojnë kanë tri avantazhe ndaj fëmijëve që nuk e shfrytëzojnë tretësirën kripore:

– Simptoma më pak të shprehura të ftohjes;
– Përdorim më të paktë të barnave;
– Më pak mungesa në shkollë.

Studimet e fundit janë zhvilluar në Republikën Çeke, ku janë hulumtuar 400 fëmijë të moshës 6-10 vjeç. Këto analiza kanë treguar se pastrimi nasal me tretësirë kripore ka qenë mirë i toleruar nga fëmijët dhe ka treguar rezultate mjaft pozitive.