Site icon Telegrafi

“Treten” 30 milionë euro nga llogaria e MPB-së në kohën e Jankulloskës

Rreth 30 milion euro është dëmi që ish udhëheqësia e MPB-së, e udhëhequr nga Gordana Jankullovska, tashmë e dënuar për një sërë akuza nga PSP-ja, për 9 vjet, nëpërmjet llogarive dhe këmbimit valutor në MPB dhe DSK ka dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë.

Shifra e saktë do të jetë e njohur pasi auditorët e shtetit do të zbrazin sallën e madhe të MPB-së, e cila është e stërmbushur me fatura, transmeton Medial.mk Auditorët përmes llogarive fiskale, duhet të gjejnë apo zbulojnë se sa para janë harxhuar, përmes udhëtimeve zyrtare në vend dhe jashtë vendit, seminarëve dhe trajnimeve të ndryshme, si dhe pagesa me kesh para të arsyetuara me shkrim “drekë zyrtare me një bashkëpunëtor” dhe “shpenzimet e një bashkëpunëtori” dhe të ngjashme.

Exit mobile version