Telegrafi

Tresi: PDSH do të mbështesë ligjet për të drejtat e shqiptarëve

Luan Tresi nga PDSH pas përfundimit të takimit mes partive politike shqiptare tha se, ata si parti opozitare kanë vendosur të jenë pjesë e këtij takimi që të shohin se deri ku kanë arritur reformat për të drejtat e shqiptarëve, përcjell Telegraf Maqedoni.

Siç tha Tresi, përmes programit të tyre zgjedhorë kanë premtuar se do të luftojnë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe se nuk do të jenë vetëm vëzhgues në këtë proces.

Ai shtoi se në Kuvend do të mbështesin ligjet që kanë të bëjnë me reformat tek shqiptarët dhe në fushën e eurointegrieve. Ndërsa në çështje tjera do të jenë të përmbajtur si parti opozitare./Telegrafi/