Site icon Telegrafi

Treshja Vaigl-Kukan-Fleckenstein në përpjekje për të kthyer dialogun mes partive në Maqedoni

Euro-deputetët Ivo Vaigl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, sot do të marrin pjesë në një debat në Kuvendin e Maqedonisë, ata do të kenë një përpjeke të re për të inkurajuar dialogun dhe për të kthyer opozitën në Kuvend. Ata sot do të marrin pjesë në Konferncën e 13-të.

Do të debatohet për “Perspektivat Evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ku përveç Fleckenstein, Kukan dhe Christian Vigenin, do të jetë prezent edhe Ambasasdori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Në sesionin e dytë, e paraparë për “Ballkanin Perëndimor”, do të drejtohet nga Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily dhe Ministrat e Jashtëm dhe të Drejtësisë, Nikola Dimitrov dhe Bilen Saliji.

Në konferencë do të marrin pjesë reth 190 pjesëmarrës nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Turqia, Kosova dhe Bullgaria. Të ftuar janë edhe përfaqësuesit e bashkësisë akademike në vend, rreth dyzet organizata të shoqërisë civile si dhe trupi diplomatik. /Telegrafi/

Exit mobile version