Telegrafi

Treshja shqiptare e Rapid Bukuresht me paraqitje të mirë në fitoren me rikthim spektakolar ndaj Craiovas

Rapid Bukuresht ka shënuar fitore ndaj Craiovas me rezultat 4-3 në një ndeshje që skuadra ku paraqiten tre përfaqësuesit e Kosovës, Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi ishin duke humbur me dy gola, por u kthyen dhe morën triumfin.

Rapidi e nisi ndeshjen në sulm me të tre Rrahmanin, Hasanin dhe Krasniqin, ku që të tre ishin protagonist.

Ermal Krasniqit shënoi golin për 1-1 me një goditje nga distanca, që erdhi pas asistimi të Florent Hasanit.

Lexo po ashtu Ermal Krasniqi e nis fuqishëm me Rapidin, shënon gol në ndeshjen e parë zyrtare

Albion Rrahmani shënoi golin për 2-3 duke e kthyer në gol një penallti që e fitoi vet, ndërsa pastaj shënuan edhe dy herë për të fituar ndeshjen 4-3.

Lexo po ashtu Shënon edhe Albion Rrahmani, fiton penallti dhe e kthen në gol

Tre lojtarët kanë qenë ndër më të vlerësuarit nga SofaScore, me Hasanin që kishte notën më të lartë 7.9.

Pas tij ishte Krasniqi që u vlerësua me notën 7-2, ndërsa Rrahmani mori notën 6.9.

Hasani dhe Krasniqi këtë afat kalimtar kaluan te Rapid, ndërsa Albion Rrahmani është në këtë klub që nga fillimi i sezonit. /Telegrafi/