Site icon Telegrafi

Treshja nga Kosova drejtojnë ndeshjen San Marino- Moldavia për 21 vjeçar

Treshja e gjyqtarëve ndërkombëtar Genc Nuza, gjyqtar kryesor me ndihmësit e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, janë caktuar për një ndeshje ndërkombëtare.

Pas ndarjes së drejtësisë në ndeshjen miqësore Turqia-Moldavia dhe ndeshjen Shqipëri-Francë(U-21), tash në ndeshjen e radhës do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen San Marino- Moldavia (U-21) më datë 13 qershor në orën 20.30.

Treshja e gjyqtarëve do të ndihmohen nga gjyqtari i katërt po ashtu nga Kosova, Besfort Kosumi.

Në dy ndeshjet e kaluara përformaca e tyre ka qenë jashtëzakonisht e mirë dhe e vlerësuar shumë mirë nga kontrollorët e ndeshjes, ndaj kjo u hap rrugë edhe gjyqtarëve tjerë nga Kosova që të bëhen pjesë e FIFA-s.

Exit mobile version