Telegrafi

Treshja ka paraqitur dokumentin nga frika e bllokimit të bisedimeve

Në një deklaratë për gazetarët e agjencive të huaja dhe televizionin shtetëror austriak (ORF), të cilët kanë qenë veçanërisht të ftuar, në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, para takimit të raundit të sotëm të bisedimeve për të ardhmen e Kosovës, Ischinger ka vlerësuar se, të dyja palët, nuk mund të arrijnë deri te marrëveshja, pa mbështetjen e Grupit të Kontaktit dhe bashkësisë ndërkombëtare.

"Jemi futur në një fazë të re të bisedimeve në të cilën ka qenë e nevojshme të ndërmerret një iniciativë e re. Treshja e ka ndërmarrë këtë iniciativë, me propozimin, të cilin tashmë e ka dorëzuar”, ka thënë Ischinger, duke aluduar në dokumentin të cilin treshja e ka përpiluar në 14 pika dhe ua ka dorëzuar palëve para takimit të sotëm.

"Do të shohim se çfarë janë reagimet, dhe nëse do të jetë vështirë apo lehtë. Do të isha shumë i befasuar po të ishte lehtë. Kemi bërë përparim të madh, sepse kemi dalë nga faza e parullave dhe jemi futur në fazën e bisedimeve të vërteta", ka thënë Ischinger.