Site icon Telegrafi

Treshja e prokuroreve speciale të Maqedonisë tashmë gjendet në një logo për veshje

Tre prokuroret speciale publike tashmë janë bërë një ‘hit’ në rrjetet sociale, duke fituar zemrat e qytetarëve të cilët presin shumë, sidomos në luftimin e krimit zgjedhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një mënyrë e re e mbështetjes së treshes së prokurorëve janë bërë veshjet me një logo, ku shkruhet SJO (shkurtesa e Prokurorisë Speciale Publike në gjuhën maqedonase) dhe në secilën shkronjë është njëra nga prokuroret, Lençe Ristoska, Katica Janeva dhe Fatime Fetai.

Logoja është ide e Nebojsha Geleskit, ndërkaq dizajni dhe ilustrimi i saj është përgatitur nga Aleksandar Ilievski./Telegrafi/

Exit mobile version