Telegrafi

Treshja e madhe për uljen e kolesterolit

Edhe pse shumica e njerëzve frutat arrore nuk i konsumojnë për shkak se përmbajnë shumë kalori, sipas hulumtimeve më të reja fjala është për artikujt më të shëndetshëm të cilët do të ishte mirë t’i konsumohen çdo ditë.

Ekspertët kanë caktuar sasinë e saktë të ushqimeve që mund të ulin kolesterolin në gjak. Nëse konsumoni 42 g kikirikë në ditë, për 4 javë rresht mund të ulni kolesterolin në gjak për 6.4%. Ndërsa arra e ul për 7.4%, kurse bajamet e ulin yndyrën në gjak për 7.8%.

Përndryshe kikiriku e rregullon nivelin e glukozës (sheqerit) në gjak tek personat me diabet. Poashtu ai rregullon edhe nivelin e triglicerideve, dhe është i njohur si kontrollues i peshës trupore. /Telegrafi/