Treshja e gjyqtarëve kosovarë, Genc Nuza, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha, kanë kryer një punë të suksesshme në takimin miqësor mes Turqisë e Moldavisë (3-1).
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Eskisehirit, kishte atmosferë të zjarrtë dhe ritëm të kënaqshëm.
Në stadium kishte të pranishëm mbi 30 mijë shikues dhe ishte gati i mbushur totalisht, treshja kosovare e referimit e kaloi takimin pothuajse pa gabime.
Kryesori Genc Nuza shpërndau tre kartonë të verdhë, të tre me plot meritë, derisa anësorët Selimaj e Berisha gjithashtu ishin në nivel të detyrës dhe nuk gabuan asnjëherë në referimet e pozicioneve jashtë loje, përkundër faktit që në disa raste kishin të bënin me vendime milimetrike.
Treshja janë gjyqtarë të FIFA-s.
Kjo ishte ndeshja e parë që një ndeshje ndërkombëtare gjykohet nga gjyqtarët nga Kosova, ndeshje e cila u fitua nga Turqia me rezultat 3-1.