Site icon Telegrafi

Treshja e gjelbër, të cilën duhet ta provoni në pranverë

Për ju kemi veçuar tri ushqime të gjelbra pranverore të cilat do t’ju kënaqin me shijen dhe forcojnë organizmin përbrenda! Mësoni se si është më së miri t’i përgatisni!

Shpargu
Pse e duam: kjo perime pranverore nga familja e zambakëve me shumë pak kalori është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, C dhe E dhe hekurit dhe kaliumit. Madje mund ta ndihmojë organizmin në luftën kundër disa formave të kancerit, pohojnë hulumtimet, dhe madje në saje të përbërësit antikancerogjen glutation (glutation gjendet edhe në brokoli dhe lakër jeshile).

Mënyra më e mirë e përgatitjes: në shparg mund të qitni vaj ulliri, kripë dhe t’i piqni në furrë – ju nevojiten vetëm shtatë minuta. Shpargu i prerë është shtesë e shkëlqyeshme për sallata, quiche dhe omëletë. Hani majat e shpargut sepse përmbajnë më së shumti materie ushqyese, përcjellin mediet.

Spinaqi
Pse e duam: është perime e gjelbër e pasur me vitaminat A dhe C dhe burim i shkëlqyeshëm i hekurit. Po ashtu, spinaqi është i pasur me folate që janë të rëndësishme për shëndetin e femrave shtatzënë.
Mënyra më e mirë e përgatitjes: spinaqin mund ta përdorni në përgatitjen e sallatave të ndryshme. Në sallatë shtoni edhe lëng limoni që organizmi të absorbojë më mirë hekurin nga spinaqi. Spinaqi i trajtuar në ujë me vaj ulliri është shtesë e shkëlqyeshme e ushqimeve me pastë dhe omëlete.

Qepa e re
Pse e duam: qepa e re është ushqim i pashmangshëm pranveror në shumë shtëpi, transmeton Koha.net. Ashtu si hudhra, qepa e kuqe, edhe qepa e re ndihmon organizmin në luftën kundër sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit, dhe madje në saje të bioflavonoideve dhe squfurit.

Mënyra më e mirë e përgatitjes: qepa e karamelizuar mund t’ju shërbejë si garniturë e ushqimit, por edhe vetë qepa përdoret në përgatitjen e llojeve më të ndryshme të ushqimit, transmeton Koha.net. Mund ta shtoni në supa, gjellë të zier, salca shtëpiake dhe sallata. /Telegrafi/
 

Exit mobile version