Fotot duken shumë impresionuese dhe të bukura. Shërbimi fotografik i bërë me tre femra, të vlerësuara si ikona bukurie, bën pjesë për numrin e muajit shtator të revistës “W Magazine”.
Drejtori krijues i kësaj firme Olivier Rousteing shprehet se ato janë tre ikona bukurie, ikona stili dhe sharmi dhe askush më mirë se ato nuk mund ta përfaqësojnë linjën e veshjeve
Në këto foto të realizuara nga fotografja Emma Summerton, supermodelet dhe ylli i popit mbajnë veshur krijime të "Balmain" për sezonin dimër 2014. /Telegrafi/