Telegrafi

Treshja do të bëjë propozime konkrete rreth Kosovës

Treshja e përbërë nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë do të ndryshojë rol, duke kaluar "nga roli ndërmjetësues", që ka pasur deri tani "në një qasje me proaktive", tha Cristina Gallach.

"Të tre do vënë idetë mbi tavolinë, në takimin e 20 nëntorit, kur pritet të dihet dhe rezultati i zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë”, tha Gallach.

Një ide që qarkullon në mesin e treshes është marrëveshja mes dy Gjermanive në vitin 1972, ku Gjermania Perëndimore njohu atë Lindore në gjithçka, me përjashtim se me ligj.

I dërguari evropian Ischinger "po shikon modele të ndryshme dhe rasti i dy Gjermanive i ka dhënë ide të reja", ka konfirmuar një burim diplomatik për agjencinë franceze të lajmeve. /REL/