Telegrafi

Treshja: Bisedimet përmbyllën pa marrëveshje, pozitive vënia e dialogut

Një deklaratë përmbyllëse ta takimit të fundit dhe gjithë fazës shtesë 120 ditëshe të bisedimeve, e kam mbajtur anëtari i BE-së në Treshe, Wolfgang Ischinger, i cili ka thënë se Konferenca e Badenit shënon përfundimin e negociatave në fazat, sy me sy. “Gjatë bisedimeve Treshja i ka inkurajuar palët që të marrin parasysh një sferë tepër të gjerë për statusin e Kosovës. Treshja ka shqyrtuar secilin mundësi të arsyeshme për statusin e Kosovës duke hetuar potenciale për një status të pajtueshëm”.

Ischinger ka thënë se Treshja ka bërë atë që kishte premtuar, duke mos lënë gurë pa lëvizur por “fatkeqësisht palët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje për statusin”.

Megjithatë, Ischinger ka thënë se palët, megjithatë, kanë përfituar nga dialogët intensivë të cilët kanë qenë një mundësi e mirë për të identifikuar interesat e përbashkëta, për të mirën e të dyja palëve.

Me tej, Ischigher i ka lëvduar të dyja palët për seriozitetin dhe nivelin e prezantimit në këto bisedime të cilat, sipas tij, i kanë mundësuar Treshes që të ndikojë në ruajtjen e paqes dhe shmangien e dhunës. “Treshja thërret Prishtinën e Beogradin që ta ruajnë frymën e bashkëpunimit dhe dialogun për ta ruajtur qetësinë”.

Ischinger ka bërë të ditur se Treshja, më 3 dhjetor, do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, të cilët do t’i njoftojë me raportin që do t’ia paraqes Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Moon, më 10 dhjetor, kur edhe do të përfundojë mandati i Treshes.

Ndërkaq, Frank Wisner, përfaqësues i SHBA-së në Treshen e GK-së, ka thënë se, përkundër angazhimit të Treshes, palët nuk kanë gjetur zgjidhje. “Neve na vije keq që palët, gjatë këtyre muajve dhe në Baden, nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, përkundër hulumtimit të të gjitha mundësive”.

Megjithatë, Wisner ka thënë se “ përkundër këtij fakti, një mirëkuptim është arritur mes palëve”. “Puna e Treshes ka pasur sukses sepse në kemi ofruar mundësinë që palët të hulumtojnë të gjitha rrugët e mundshme për një zgjidhje të mundshme”.

Wisner ka përfunduar se statusi i i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt sepse ‘ status quoja’ nuk është e qëndrueshme.

Përfaqësuesi i Rusisë në këtë Treshe, Alexander Kharchenko ka thënë se, Rusia ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për një kompromis të negociuar për statusin e Kosovës.

“Ne besojmë se kjo zgjidhej mund të çojë kah stabiliteti i rajonit. Nuk ka rezultate përfundimtare për statusin, por negociatat nuk kanë dështuar edhe pse palët nuk kanë arritur një kompromis përfundimtar. Unë shoh rezultate konkrete dhe të dukshme, pra cilësinë e negociatave dhe atmosferën konstruktive gjatë punës”.

Në përgjigje të gazetarëve në këtë konferencë, të mbajtur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Treshja, në mënyrë diplomatike, ka shpërfaqur qëndrimet e vendeve dhe mekanizmave që përfaqësojnë. Përderisa Ischinger ka shprehur shpresën të mos ketë dhunë, pavarësisht asaj që do të ndodhë me statusin e Kosovës, pas 10 dhjetorit, Wisner ka thënë se status quaja nuk është e qëndrueshme, ndërkohë që Kharchenko ka thënë se duhet kërkuar një status që është produkt i kompromisit mes Prishtinës e Beogradit.