Telegrafi

Trepharm fillon eksportin në Libi

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka bërë të ditur se kompania farmaceutike Trepharm ka filluar eksportin edhe në tregun e Libisë.

“Sukseset e kompanive kosovare, tani po shihen edhe në vendet e tjera të botës përveç Kosovës. Prodhimet e tyre kanë filluar të jenë pjesë edhe tregjeve jashtë kufijve të vendit tonë. Kështu produktet e kompanisë kosovare Trepharm tashmë kanë filluar të eksportohen edhe në tregun e Libisë”, theksohet në postimin e Klubit të Prodhuesve në profilin e tyre në Facebook.

Trepharm është prodhues farmaceutik dhe llogaritet në mesin e prodhuesve më të mëdhenj farmaceutikë në rajon me prezencë në rajonin e Ballkanit, BE dhe Lindjen e Mesme. Kjo kompani është ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë.

“Trepharm, është një nga investimet më të mëdha private në Kosovë, që kontribuon në zhvillimin e ekonomisë së vendit, punësimin e qytetarëve, zhvillimit të tregut të farmacisë dhe ofrimit të produkteve cilësore dhe me çmime të përshtatshme”, thekson Klubi i Prodhuesve. /Telegrafi/