Site icon Telegrafi

Trepçës e Dritës, iu zbuten dënimet

Komisioni Disiplinor e kishte dënuar ekipin mitrovicas me dy ndeshje jashtë terrenit, kurse atë gjilanas me dy ndeshje pa praninë e shikuesve.

Por, pas shqyrtimit të materialit, deklaratave, incizimeve televizive dhe materialit tjetër në lëndët ankimore, Komisioni ka konstatuar se vendimet e KD-së ishin të bazuar në rregulloret e FFK-së, por ishin më të ashpra kundrejt peshës së kundërvajtjeve, ndaj edhe vendosi që ankesat të miratohen pjesërisht sikur që edhe vendimet të ndryshohen pjesërisht.

“Kështu që, Drita do ta vuajë dënimin prej një ndeshje moslojë në terrenin e vet, ndërsa Trepça do ta vuaj ndëshkimin prej një ndeshje pa shikues dhe me një obligim shtesë, që të bëhet ndarja fizike ndërmjet bankinës së mysafirëve dhe shikuesve së paku një metër dhe kjo duhet të bëhet para datës 12 tetor kur edhe e ka ndeshjen si mikpritës”, njofton FFK. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version