Site icon Telegrafi

Trepça’89 ruan pozitën e liderit – rezultatet

Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu kaloi në epërsi (15’) me golin e shënuar nga Ibrahim Peci. Ndërkaq, dy golat e tjerë i shënoi Fatmir Tolaj, në minutat (30’) dhe (66’). Me këtë fitore, Trepça ’89 mbetet në krye të superligës me 27 pikë, e ndjekur nga Prishtina që i ka 26 pikë.

Kjo e fundit shënoi fitore të rëndësishme si mysafire kundër Vëllaznimit, me golin e shënuar nga Liridon Kukaj, në minutën e (85’).

Ndërkohë, Drita ka shënuar fitore kundër Hajvalisë, me rezultat 4:1. Gjilanasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e (15’) me golin që e shënoi me kokë Bujar Shabani. Ndërsa, skuadra e Arbnor Morinës e ka shtuar epërsinë në 2:0 në minutën e 30-të nëpërmjet Xhevdet Shabanit.
Por, në pjesën e dytë Hajvalia ia ka dalë ta ngushtoj disavntazhin në 2:1 me autogolin që e ka shënuar Besmir Xhika. Dy gola të tjerë gjilanasit i shënuan nëpërmjet Sevdai Aliut dhe Bashkim Ahmetit për rezultatin përfundimtar, 4:1.

Rezultatet e takimeve:
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 13-të
E PREMTE,02.11.2012 nga ora 14.00
Liria-Kosova (V) 1 : 1

E SHTUNË,03.11.2012. nga ora 13.00
Besa-Trepça 2 : 0
Drenica-Feronikeli 2 : 2

E DIEL, 04.11.2012 nga ora 13.00
Vëllaznimi-Prishtina 0 : 1

E DIEL, 04.11.2012 nga ora 14.00
Trepça 89-Hysi 3 : 0
Drita-Hajvalia 4 : 1

 

/Telegrafi/

Exit mobile version