Site icon Telegrafi

Trepça’89 për pikë, Ferizaj për lidership

Madje, mund të thuhet se Trepça’89 është testi i vërtetë për skuadrën ferizajase, e cila është duke i shfrytëzuar shumë mirë oscilimet e skuadrave tjera këtë sezon. Ndeshja në Mitrovicë është e veçantë për kryetrajnerin e Trepçës’89, Arsim Abazin, i cili është nga ferizaj dhe një kohë të gjatë ishte lojtarë dhe trajner i skuadrës ferizajase.

“Në çdo ndeshje luajmë për fitore dhe këtë do të mundohemi ta bëjmë edhe kundër Ferizajt, skuadër cilësore, por që ne nuk kemi tjetër alternativë pos fitores, aq më parë pasi luajmë në fushën tonë”, tha Arsim Abazi, duke konfirmuar kthimin e Sogojevës dhe Idrizit pas mungesave të javës së shkuar.

Në anën tjetër, kryetrajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli do të ishte i kënaqur edhe me një pikë, por në fushë do të kërkojë fitore të plotë që do ta sillte në krye të renditje tabelore.

“Trepça’89 definitivisht është ndër skuadrat më cilësore në Superligë dhe është vështirë ta përballosh në “Riza Lushta”. Nëse mbetemi të pamposhtur do të ishte sukses për ne”, tha Sokoli. Ferizaj edhe në Mitrovicë do të kërkoj të luaj lojën e vet.

“Nuk do të ndërrojmë asgjë nga loja dhe besoj se mund të arrijmë së paku një pikë, pavarësisht se e kam të qartë se do të jetë shumë vështirë”, shtoi numri një i bankinës së Ferizajt.

Nga ndeshjet tjera që zhvillohen sot, Hajvalia është favorite në duel me Trepçën, veçmas tani kur është këndellur dhe ka shënuar dy fitore radhazi, ndërkohë që edhe Ferronikeli pret fitore ndaj Fushë Kosovës. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version