Site icon Telegrafi

Trepça’89 fituese e kupës

Mitrovicasit shfrytëzuan përvojën dhe formën e mirë që e kishin në këtë edicion në rangun elitë. Pjesa e parë ishte e nivelizuar ndërsa rastin më të volitshëm “ minatorët “ e finalizuan me golin e Rexhës (36 ‘) që ishte epilogu përfundimtar në këtë kaptinë të lojës.

Ferizajasit në fillim të pjesës së dytë gati se nuk e barazuan rezultatin kur Hasaj gjuajti me kokë në traverzë. Me kalimin e kohës futbollistët me përvojë të Trepqës’89 rritën tempin e lojës. Si rezultat i këtij dominimi Festim Krasniqi në minutën e 73-të shënoi golin e dytë.

Për epilogun përfundimtar u përkujdes Kastriot Rexha, i cili shënoj në golin e tij të dytë dhe të tretin për skuadrën e tij Trepqa’89 – Ferizaj 3:0.

Ky triumf për Trepqën ’89 është i pari në histori të këtij klubi në garat e kupës. Ndeshja finale e kupës u zhvillua sot në stadiumin e qytetit në Prishtinë në prani të 5000 shikuesëve.

Në konkurrencën e femrave fituese e kupës është Kosova e Prishtinës e cila pas ekzekutimit të penaltive mundi sot Trepçën ’89 me rezultat 4:2. /Telegrafi/
 

Exit mobile version