Telegrafi

Trepça zyrtarizon amerikanin Corban Collins

KB Trepça ka bërë transferimin e parë në vitin 2022.

Basketbollisti amerikan, Corban Collins është përforcimi i parë i ‘Minatorëve’ dhe ai tanimë është prezantuar.

27-vjeçari i gjatë 1,91 cm luan në pozitat dy dhe tre në fushë, teksa ka një karrierë mjaftë të pasur.

Pasi ka luajtur në kolegjet amerikan nga viti 2012 deri më 2017, Collins ka zbarkuar në basketbollin evropian.

Amerikani ka bërë karrierë fillimisht në Gjermani tek skuadra VFL Kirchheim Knights pastaj edhe në Suedi për një vit tek BC Lulea.

Në tri vitet e fundit, Collins ka qenë pjesë e basketbollit amerikan, ku ka luajtur për skuadrat si Pallacanestro Cantu, Blu Basket 1971 dhe AS Junior Pallacanestro Casale. /Telegrafi/