Site icon Telegrafi

Trepça vazhdon serinë fantastike të rezultateve, mposht me vështirësi Golden Eagle Yllin

Trepça ka vazhduar me fitore, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë përballë Golden Eagle Yllit 78:73 (17:26, 18:17, 23:13, 20:17).

Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 21-të të Prince Caffe Superligës, derisa ishte fitorja e 14-të radhazi për mitrovicasit.

Në fakt ndeshjen më mirë e nisën mysafirët me një seri prej 2:12, derisa e ngritën epërsinë në 5:15, kurse çerekun e parë e fituan 17:26. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku pjesa e parë përfundoi 35:43.

Megjithatë, mitrovicasit u rikthyen shpejt dhe përmbysën shifrat në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 58:56. Dramë u zhvillua deri në fund, por në castet vendimtare, vendasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 78:73.

Më i miri te Trepça ishte Jordy Tshimanga me 18 pikë e 19 kërcime, duke u ndihmuar nga Drilon Hajrizi me 18 pikë dhe Darnell Edge me 16, derisa te mysafirët u dalluan Nate Grimes me 18 pikë e tetë kërcime dhe Alonzo Verge Jr me 20 pikë.

Trepça është e para me 19 fitore e dy humbje, kurse Golden Eagle Ylli i katërti me 12 fitore e nëntë humbje./Telegrafi/

Exit mobile version