Telegrafi

Trepça trondit Rahovecin me rikthim spektakolar

Rahoveci ka pësuar humbje shokuese duke lëshuar epërsi prej hiç më pak se 15 pikëve ndaj Trepçës në Gjakovë e cila triumfoi me rezultat 86-82, teksa në anën tjetër edhe Lipjani triumfoi me dramë ndaj Boreas me rezultat 77-75.

Në Pejë u zhvillua dueli shumë intensiv mes dy skudrave, ku triumfuan mysafirët nga Lipjani.

Më i miri te mysafirët ishin Mala me 27 pikë, Dubivutskii me 20 pikë dhe Juniku me 11 pikë e 10 asistime.

Te Borea më i miri ishte Beq Kovaqi me 21 pikë e 12 kërcime.

Në Gjakovë ku Rahoveci luan si vendas ishin Vreshtarët u tronditën duke lëshuar epërsi prej 15 pikësh.

Më i miri ishte Samir Zekiqi me 28 pikë të realizuara.

Pas kësaj humbje Rahoveci rrezikon vendin e dytë, pasi nëse Ylli realizon fitore, atëherë mund të ngjitet në pozitën e dytë pasi dyja skuadra kanë nga 4 humbje, por suharekasit bilanc më të mirë.

/Telegrafi/