Trepça ka arritur fitore në udhëtim te Lipjani (93-67), në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra mysafire e nisi më mirë takimin që në çerekun e parë, të cilin e fitoi me dy pikë epërsi (20:22).
Epërsi akoma më bindëse, mitrovicasit arritën në dhjetëminutëshin e dytë (17:25) për të shkuar të qetë në pushim.
Në çerekun e tretë (14:24), vizitorët i shënuan dhjetë pik ëmë shumë se ekipi vendas.
Dhe pas triumfit në fraksionin e fundit (16:22), Minatorët e fituan ndeshjen me 26 pikë epërsi (93-67).
Për Trepçën, kjo ishte fitorja e tetë sezonale që numëron edhe nëntë humbje, dhe pozicionohet në vend të katërt në tabelë.
Ndërsa Lipjani i ka humbur 15 takime dhe i ka fituar vetëm dy, ashtu që mban vendin e parafundit në tabelë. /Telegrafi/