Me rezultat 88-74, Trepça ka fituar përballë Bashkimit në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Mitrovicë, të vlefshme për Superligën e Kosovës në Basketboll.
Skuadra vendase e nisi më mirë sfidën duke e fituar çerekun e parë me dy pikë epërsi (29:27).
Mitrovicasit vazhduan ta ruanin dhe ta ngritnin avantazhin edhe në dhjetëminutëshin e dytë (23:19) për të shkuar në pushim me gjashtë pikë më shumë (52-46).
Nikoqirët e fituan edhe fraksionin e tretë të lojës (16:12) për të shkuar sigurt drejt fitores.
Dhe duke e fituar edhe çerekun e fundit (20:16), ‘Minatorët’ triumfuan në përgjithësi në këtë përballje (88-74).
Kjo ishte fitorja e shtatë për Trepçën këtë sezon, ndërsa numëron po aq humbje dhe pozicionohet në vend të katërt në tabelë.
Kampioni në fuqi, Bashkimi, e ka regjistruar humbjen e shtatë, ndërsa ka arritur edhe po aq fitore dhe ndodhet një pozitë më poshtë me pikë të barabarta. /Telegrafi/