Derbin e javës së dhjetë të Prince Caffe Superligës e fitoi Trepça, duke mundur Pejën me shifrat 91:71 (21:17, 15:14, 29:21, 26:19).
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 5:0 në fillim dhe kishin epërsi të lehtë në çerekun e parë, që e fituan 21:17. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, por që u karakterizua me më pak pikë të shënuara, ndërsa asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ku pjesa e parë përfundoi 36:31.
Megjithatë, mitrovicasit u rikthyen furishëm në periodën e tretë, duke arritur epërsi deri në 14 pikë, 51:37, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 65:52. Në dhjetë minutat e fundit, ‘Xehetarët’ vetëm sa shtuan epërsinë dhe fituan 91:71.
Te vendasit më i miri ishte Darnell Edge me 29 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Jay Jay Chandler me 21 pikë e tetë kërcime.
Tashmë të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore e dy humbje./Telegrafi/