Telegrafi

Trepça triumfoi në ndeshjen e fortë ndaj Vëllaznimit

(Foto: kosovahandball.info)

Ndeshje e fortë është zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve janë takuar dy skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi.

Pas një loje të barabartë, fitore ka shënuar Trepça me rezultat 35-31. Vendasit patën mbyllje më të mirë të ndeshjet dhe ndalën pikët.

Por, skuadra gjakovare ka treguar nivel dhe ka shpalosur synime për edicion të suksesshëm.

Tradicionalisht Trepça e Vëllaznimi luajnë ndeshje të forta dhe kështu ndodhi edhe të dielën mbrëma në Mitrovicë.

Për Trepçën ishte fitorja e dytë rresht. Ndërkohë, Vëllaznimi pësoi humbjen e parë. Me këtë ndeshje u mbyll xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll.