Me epërsi prej katër pikësh, Trepça ka triumfuar përballë Pejës (87-83) në palestrën “Minatori”.
Skuadra vendase e mbylli më një pikë më shumë (22:21) çerekun e parë të takimit.
Në dhjetëminutëshin e dytë, minatorët shënuan tri pikë më shumë se kundërshtari (23:20) për të shkuar në pushim me epërsi prej katër pikësh.
Pejanët u kthyen në çerekun e tretë për t’i shënuar tri pikë më shumë se ekipi nikoqir (24:27).
Sidoqoftë, skuadra mitrovicase u tregua më e vendosur në çerekun e fundit (18:15) për ta fituar ndeshjen.
Trepça renditet e pesta në tabelë me 21 pikë, nga gjashtë fitore dhe nëntë humbje.
Peja pozicionohet një vend më poshtë dhe numëron 20 pikë nga pesë fitore dhe dhjetë humbje. /Telegrafi/