Drejtori i këtij klubi, Naim Hajrizi bëri të ditur për Arena se nëse do të arrihet marrëveshja më njërin prej sponsorëve, do të shikojnë mundësinë e transferimit të një tjetër qendre spanjolle, pas Jan Orfilas.
“Ne kemi shikuar një lojtar spanjoll i cili luan në pozitën e qendrës. Nuk mund të flas me emra pasi jemi në bisedime ende me sponsorin dhe nuk ka ende asgjë konkrete”, deklaroi Hajrizi. /Arena/Telegrafi/