Site icon Telegrafi

Trepça: Sot marrim Babajn e Sogojevën

Klubi konfirmon se të hënën do të nënshkruajnë Rexhep Sogojeva e Shpëtim Babaj, ndërsa të mërkurën presin përgjigjen përfundimtare të Alban Mavriqit, i cili momentalisht është pa klub. Kështu deklaroi nënkryetari Avni Haxhiu, duke thënë që me Sogojevën e Babajn pothuajse e kanë kryer.

“Kemi biseduar me Sogojevën dhe Babajn. Pothuajse kemi arritur marrëveshje me ta. Për 99% që të dy futbollistët do të nënshkruajnë të hënën”, tha ai. “Kemi negociuar edhe me Alban Mavriqin. Ai ka kërkuar kohë për të vendosur dhe ne normalisht që e kemi respektuar. Përgjigjja do të vjen të mërkurën”, vazhdoi Haxhiu. Ky i fundit konfirmoi edhe ardhjen e nigerianit Sanny Michel, i cili sipas tij do t’i bashkohet skuadrës në stërvitjet e së hënës.

“Michel ka mbërritur në Mitrovicë. Ai është i gatshëm dhe menjëherë do të del në ushtrimet e së hënës. Po ashtu, atë ditë do të dalin edhe Sogojeva e Babaj”, përfundoi Haxhiu. Trepça e ka mbyllur vjeshtën në pozitën e nëntë në tabelë me 18 pikë të tubuara, tri më shumë se Feronikeli e Hajvalia që ndajnë pozitat 10 dhe 11. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version