Site icon Telegrafi

Trepça siguron biletën e fundit për ‘Finale Four’

Mësohet edhe gjysmëfinalisti i fundit i “Final Four”-it të Kupës së Kosovës, që doli të jetë Trepça.

Organizatori i ‘Final Four’-it, Trepça e ka mposhtur me lehtësi ekipin vendës Rahovecin duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Rezultati në fund ishte 76-60 për skuadrën mitrovicase.

Takimi ishte pritur me shumë bujë nga tifozët vendas, por Trepça u tregua më e fortë duke shuar ëndrrat e vreshtarëve për një vend në gjysmëfinale.

Tri skuadrat e tjera që do të jenë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi.

“Final Four”-i i Kupës së Kosovës do të zhvillohet në datat 17-19 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version