KB Trepça ka arritur që të shënojë fitore me rezultat 85-76 ndaj Borës, ekipit të sapopromovuar në elitën e basketbollit ksoovar, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Superkupës së Kosovës.
Ekipi nga kryeqyteti ishin më efikas në pjesën e parë, duke e mbyllur atë me një epërsi të lehtë prej tri pikës me rezultat 44-41.
Sidoqoftë, mitrovicasit treguan se pse janë kampion në fuqi në Kosovë duke arritur që ta përmbysin rezultatin e Borës dhe në fund eventualisht të fitojnë me rezultat 85-76.
Lojtari më i dalluar tek mitrovicasit ishte prurja e re këtë afat kalimtar Sammy Hunter i cili pati 24 pikë e 12 kërcime.
Ai u ndihmua edhe nga Larry Thomas që shënoi 18 pikë dhe ishte vendimtar sidomos në çerekun e fundit, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Mikaile Tmusic me 11 sosh.
Tek ekipi i drejtuar nga Arben Krasniqi më i dalluari ishte Isiaih Mosley me 24 pikë të shënuara ndërsa me paraqitje të mirë u dallua edhe Ardarryl Clay Jr që shtoi 23 sosh./Telegrafi/