Site icon Telegrafi

Trepça shkatërron Golden Eagle Yllin për të kaluar në finale – aty ku e pret Sigal Prishtina

Sigal Prishtina-Trepça është finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat të thellë 83:61 (27:16, 20:14, 19:10, 17:21).

‘Xehetarët’ e nisën ndeshjen më mirë dhe nga fillimi e deri në fund ishin në epërsi.

Fituesit aktualë të Superkupës e fituan çerekun e parë 27:16, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 20:14, për të shkuar në pushim me shifrat 47:30.

Në pjesën e dytë vetëm sa e ngritën epërsinë për të triumfuar 83:61.

Mikaile Tmusiq ishte MVP i ndeshjes me 16 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Finalja Sigal Prishtina-Trepça zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00.

Exit mobile version