Site icon Telegrafi

Trepça shënon fitore ndaj Besës

Vendasit patën iniciativën në fushë dhe me meritë arkëtuan tre pikë. ‘Xehetarët’ në minutën e 30-të në epërsi i ka kaluar Visar Shkupoli, i cili me kokë tundi rrejtën e Valmir Bytyçit,

Vendasit edhe në pjesën e dytë ishin më të mirë, dhe në minutën e 68-të dyfishuan epërsinë me golin e Florent Sejdiut, transmeton Express.

Epërsia e vendasve ka mundur të jetë edhe më e madhe, por Valmir Bytyçi ka evituar golin e tretë. Me këtë fitore Trepça ka tubuar katër pikë, sa ka edhe Besa.

Ndërkohë, pesë takime tjera, përfshirë derbin Prishtina –Trepça ’89, do të luhen të dielën.

Raiffeisen Superliga – Xhiroja e tretë

Të dielën nga ora 17:00 zhvillohen këto takime:

Drita -:- Ferizaj
Llamkos Kosova -:- Drenica
Hysi -:- Feronikeli
Prishtina -:- Trepça 89
Hajvalia -:- Fushë Kosova

/Telegrafi/ 

Exit mobile version